UNICEF: Mbi 19 milionë fëmijë të zhvendosur gjatë vitit 2019

Më datë:

Rreth 19 milionë fëmijë janë duke jetuar në shpërngulje brenda vendeve të tyre në vitin 2019, bëri të ditur sot UNICEF-i në raportin e saj të ri.

Sipas raportit, “Lost at Home”, “në fund të vitit 2019, rreth 46 milionë persona kanë qenë të zhvendosur brenda vendit nga konflikti dhe dhuna. Më shumë se 4 në 10 ose 19 milionë persona ishin fëmijë”.

Pothuajse 33 milionë zhvendosje të reja u regjistruan në vitin 2019, rreth 25 milionë për shkak të fatkeqësive natyrore dhe 8.5 milionë për shkak të konflikteve dhe dhunës. Nga këto, 12 milionë ishin fëmijë.

Afrika Perëndimore dhe Qendrore si dhe Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, kanë numrin më të madh të fëmijëve të zhvendosur brenda vendit.

Shifrat janë “më të larta se kurrë”, bëri të ditur raporti duke theksuar se “shpërthimi i vazhdueshëm i COVID-19 do të sjellë akoma më shumë dëme dhe pasiguri në jetën e tyre”.

Pandemia, thuhet më tej, përkeqëson jetën e fëmijëve të zhvendosur brenda vendit dhe familjeve të tyre pasi ata detyrohen të jetojnë në kampe të mbipopulluara ose vendbanime joformale”, ku qasja në higjienën bazë dhe shërbimet shëndetësore është e kufizuar ndërsa distanca fizike nuk është e mundur”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...