“Korça ka dështuar me shërbimet”, Maliqi kundërshton bashkimin me Bashkinë Korçë

Më datë:

Banorët e Maliqit kanë protestuar për herë të dytë këtë të enjte kundër reformës së re territoriale dhe propozimit për bashkimin e Bashkisë së tyre me Bashkinë e Korçës.

Banorë nga fshatra të ndryshëm të Bashkisë Maliq janë mbledhur për të kundërshtuar këtë ndryshim, duke kërkuar që Maliqi të vijojë të funksionojë si bashki më vete.

Protestuesit shprehen se nuk duan që Maliqi të bashkohet me Korçën, pasi, sipas tyre, Korça ka dështuar në ofrimin e shërbimeve dhe se ata nuk duan të mbulojnë problemet e saj.

Protestuesit kanë ngritur gjithashtu shqetësimin për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, duke theksuar se Shqipëria është varfëruar dhe se një bashkim i tillë, sipas tyre, nuk do të sjellë përmirësim për banorët e Maliqit.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar në Maliq kundër propozimit për bashkimin territorial me Korçën ndërsa banorët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...