5.5 C
Tirana

OKB dërgon 66 maune me ndihma në Idlib

Më datë:

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka dërguar 66 maune me ndihma humanitare në Idlib, provincë në veriperëndim të Sirisë.

Maunet që transportonin ndihma të OKB-së kaluan vendkalimin kufitar Cilvegoz, në qarkun Reyhanli, në Hatay të Turqisë.

Është konfirmuar se ndihma humanitare do t’u ndahet njerëzve në Idlib dhe zonave të përafërta rurale që me vite jetojnë në kushte shumë të vëshita.

Siria është në luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit duke përdorur forcën shpërndau demonstrantët pro-demokracisë.

Sipas të dhënave të OKB-së, qindra mijëra njerëz që atëherë janë vrarë, ndërsa më shumë se 10 milionë persona janë zhvendosur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...