5.5 C
Tirana

Spanjë, rihapen dyqanet derisa vendi regjistron 164 vdekje nga COVID-19

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë po ashtu raportoi 356 infektime të reja, numri më i ulët në gati dy muaj, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 218.011.

Sipas Ministrisë, 121.343 pacientë janë shëruar që nga shpërthimi i COVID-19 në vend.

Të dy statistikat zyrtare dhe mbylljet e fundit të spitaleve të përkohshëm dhe morgjeve tregojnë se përhapja e virusit është ulur në mënyrë drastike.

Që nga e hëna, dyqanet e vogla dhe bizneset u lejuan të rihapen me kusht që të merren masa për distancimin social dhe higjenën.

Dyqanet mund t’u shërbejnë vetëm klientëve bazuar në rezervime dhe duhet të ketë një punëtor për çdo klient.

Restoranteve u lejohet të rifillojnë shërbimin. Më parë, vetëm dërgesat ishin të lejuara.

Autoritetet po ashtu përdorimin e maskave e kanë bërë të detyrueshme në transportin publik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...