U aksidentua me motor, humb jetën në Spitalin e Traumës drejtuesi i mjetit

Më datë:

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Aleks Uka, i cili u plagos rëndë në një aksident të regjistruar në segmentin rrugor Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav.

Ndonëse fillimisht u raportua për një përplasje mes një fuoristrade dhe mjetit të viktimës, verifikimet në terren kanë zbardhur dinamikën e vërtetë. Sipas informacioneve, Aleks Uka ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Automjeti tip fuoristradë nuk ka qenë i përfshirë në përplasje, por është ndalur në vendngjarje vetëm për t’i ofruar ndihmë të dëmtuarit.

Uka u transportua fillimisht në spitalin e Bajram Currit dhe më pas me helikopter drejt Tiranës, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Policia vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Edmond Koloshi emërohet drejtues i ri i Prokurorisë së Durrësit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur fitues Edmond...

Vdes Francesco Guccini, mjeshtri që la gjurmë në historinë e muzikës italiane

Këngëtari, kantautori dhe shkrimtari i njohur italian Francesco Guccini...

Shqipëria avancon në zbatimin e Planit të Rritjes të BE-së

Shqipëria vijon të shënojë progres në zbatimin e reformave...

Boçi kundërshton Reformën Territoriale: Ka shkelje kushtetuese, duhet referendum

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, tha...