Ndërhyrje në plazhin e Golemit, bllokohen pajisje plazhi të vendosura pa leje

Më datë:

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Gjatë aksionit në plazhin e Golemit, uniformat blu hoqën dhe sekuestruan 116 çadra dhe 232 shezlongë, të cilat ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Për këtë rast, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj tre shtetasve, të identifikuar me inicialet A. B., 54 vjeç, D. K., 38 vjeç dhe F. D., 24 vjeç, të tre banues në Kavajë.

Njoftimi i policisë

Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Lirohen hapësira publike në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Hiqen dhe sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë.

Procedohen penalisht 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen përkatëse nga subjekte të ndryshme, përmes vendosjes së çadrave dhe shezlongëve.

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej, 116 çadra dhe 232 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 54 vjeç, D. K., 38 vjeç dhe F. D., 24 vjeç, të tre banues në Kavajë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet që të respektojnë hapësirat publike dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në to, pasi çdo shkelje do të pasojë me masa administrative dhe penale, sipas ligjit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha ngre shqetësimin për hapësirën mediatike: 58% e kohës për qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Mesazhet nacionaliste në Bruksel, Prishtina pret reagim dhe ndjesë nga BE-ja

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, viktima dyshohet se ishte në hasmëri me Ben Qimen

I liruar nga qelia vetëm 20 ditë më parë,...

Superliga, zgjidhet formacioni më të mirë i javës së 12-të

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të...