Vlerësim për Joshua Magnusson, Nufi thekson forcimin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi i akordoi “Medaljen e Artë të Shërbimit Ushtarak” shefit të Grupit Ushtarak Amerikan në Shqipëri, nënkolonel Joshua A. Magnusson, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të këtij misioni.

Vlerësimi u dha për kontributin e tij në forcimin e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për merita të veçanta në realizimin dhe qëndrueshmërinë e programeve të bashkëpunimit ushtarak.

Gjatë ceremonisë, ministri Nufi nënvizoi rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në, duke e cilësuar atë një shtyllë themelore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë.

“Partneriteti ynë me SHBA është një gurthemeli i sigurisë sonë kombëtare dhe i qëndrimit tonë kombëtar. Akordojmë Medaljen e Artë për të gjitha shërbimet e tyre ndaj SHBA dhe Shqipërisë. Është shumë e rëndësishme të vlerësohen njerëzit që kanë kontribuar në këtë marrëdhënie, që e kanë forcuar atë dhe kanë bërë të mundur që Forcat tona të Armatosura dhe vendet tona të qëndrojnë më të forta së bashku”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se vlerësimi i figurave që kontribuojnë në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-SHBA është një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe angazhimin në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në kuadër të kësaj ceremonie, ministri Nufi i akordoi gjithashtu Certifikatën e Mirënjohjes rreshterit amerikan Emmanuel Ebhoomhan, i cili shërben si koordinator për operacionet pranë Zyrës së Atasheut Ushtarak të SHBA-së në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI, në cilësinë e zëvendëspresidentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë...

Bojkot i opozitës në Parlament, deputetët kërkojnë reflektim ndaj kërkesave të qytetarëve

Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në...

Alban Dokushi rikthehet në krye të administratës së Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur...

GJKKO vendos rikthimin e dosjes së Roshit për hetime të mëtejshme

Gjykata e Posaçme ktheu për hetime të mëtejshme të...