Meta lançon një mjet të ri për krijimin e imazheve me inteligjencë artificiale

Më datë:

Meta Platforms njoftoi të mërkurën lançimin e Muse Image, modelit të parë për krijimin e imazheve të zhvilluar nga laboratorët Meta Superintelligence, i cili më vonë pritet të integrohet në platformat Facebook dhe Instagram.

Sipas kompanisë, mjeti i ri, i integruar në chatbot-in Meta AI, mund të kryejë kërkime në internet për të krijuar imazhe të bazuara në të dhëna reale.

Ai është gjithashtu në gjendje të interpretojë udhëzime komplekse, të përdorë fotografi si bazë për krijimin e imazheve të reja, si dhe t’u lejojë përdoruesve të modifikojnë pamjet përmes skicave ose komenteve të tyre.

Për më tepër, Muse Image ofron mbi 30 efekte për Instagram Stories dhe mundëson krijimin e imazheve direkt përmes bisedave me Meta AI në WhatsApp, fillimisht në disa vende të përzgjedhura.

Meta nuk ka bërë të ditur ende se kur ky mjet do të integrohet në platformat e saj Facebook dhe Instagram.

Sipas kompanisë, funksionet bazë të Muse Image do të jenë të disponueshme falas, ndërsa mundësi të tjera më të avancuara do të ofrohen përmes një abonimi.

Në muajin prill, Meta prezantoi Muse Spark, modelin e parë të arsyetimit të zhvilluar nga Meta Superintelligence Labs, laboratorët e krijuar vitin e kaluar për t’iu përgjigjur konkurrencës me OpenAI dhe Google.

Të mërkurën, Meta prezantoi gjithashtu versionin testues të Muse Video, një mjet për krijimin e videove realiste përmes inteligjencës artificiale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Parlamenti Europian, Balla flet për projektet e Vlorës: Aeroporti dhe investimi në Zvërnec

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit...

Pirdeni jep lajmin për negociatat: Shqipëria avancon me tre kapituj të rinj me BE-në

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Dhuna ndaj 17-vjeçares, nëna: E strehova tek të afërmit nga frika, kishte shenja në trup

Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare...

Avokati i Kryemadhit në GJKKO: Prokuroria nuk ka prova, çështja është politike

Avokati i Monika Kryemadhit, Redi Llanaj, ka paraqitur në...