PD kërkon mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

Më datë:

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë te një mocioni me debat, duke argumentuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet mbi transparencën e qeverisë kërkojnë diskutim të menjëhershëm parlamentar.

Në kërkesën që mban firmë e kryetarit të grupit Gazment Bardhi, theksohet se protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çështje këto që sipas Bardhit, janë adresuar edhe nga Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve.

Me herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Evropian për procesin e integrimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Furgoni përfundon jashtë rruge në Vlorë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Një viktimë dhe 4 të plagosur në gjendje të...

Operacion në Kavajë, policia ndalon 26-vjeçarin e kërkuar nga autoritetet italiane

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar...

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

https://www.youtube.com/live/KTOFpV-gmv4?si=O_n4P1xoqIfWN8P8 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi...

Paralizohet lëvizja në dy pikat kufitare me Greqinë, njoftim për udhëtarët

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se...