Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Më datë:

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot rëndësinë e autostradës Thumanë-Kashar, si pjesë e një prej akseve më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian, që bën ndërlidhjen rajonale në kuadër të  integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

Karakaçi iu përgjigj sot pyetjeve të opozitës në Kuvend në interpelancën e kërkuar lidhur me koncesionin “Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar”.

Karakaçi theksoi se autostrada ka karakter të rëndësishëm kombëtar pasi ndërlidh pjesën e veriut të Shqipërisë me pjesët e qendrës dhe rajonet e tjera të Shqipërisë.

“Investimi total i koncesionarit, i cili përfshin ndërtimin, mirëmbajtjen në rutinë dhe atë të thelluar, kostot operative, interesat bankare, pagesën e TVSH-së si dhe tatimfitimin që do derdhet në buxhetin e shtetit është përllogaritur në rreth 1 miliard euro përgjatë gjithë periudhës së kontratës. Kjo është kostoja e kontratës. Ndërkohë të ardhurat e pritshme nga operimi i këtij aksi janë vlerësuar në rreth 1,3 miliardë euro për një periudhë 35- vjeçare”, tha Karakaçi.

Ministri theksoi se koncesionari nuk mbulon vetëm ndërtimin fillestar, por ka dhe mirëmbajtjen rutinë dhe të thelluar që bëhet pas viteve të kontratës dhe po ashtu riskun e trafikut dhe menaxhimin e aksit për dekada.

Në këtë kuadër, Ministri u shpreh se raporti investim-fitim për projektin konsiderohet brenda parametrave ndërkombëtarë për projekte të kësaj natyre.

Karakaçi theksoi se modeli aktual është një koncesion i pastër dhe investimi financohet tërësisht nga koncesionari.

“Shteti shqiptar nuk pagoi për ndërtimin e veprës ashtu siç ishte në projektin e mëparshëm dhe prandaj dhe ka dhe një angazhim të shtetit që kufizohet vetëm për një garanci trafiku për tetë vitet e para me një vlerë maksimale prej 22,8 milionë euro”, theksoi ai.

Ndaj Karakaçi theksoi se është krejtësisht e arsyeshme që në bazë të ligjit të koncesionit, kontrata koncesionare të jetë 35 vite, në mënyrë që investimi të jetë ekonomikisht i realizueshëm dhe të garantohet kthimi i kapitalit.

Ai nënvizoi se kjo vepër tashmë është funksionale dhe është operacionale për të gjithë qytetarët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...

Marsh i UÇK-së në Prishtinë për Ditën e Çlirimit

 Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së...