Sekuestrohen lëndë narkotike dhe gurë të çmuar në portin e Durrësit, tre persona në pranga

Më datë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Policia Kufitare kanë finalizuar dy operacione duke goditur raste të shitjes së lëndëve narkotike, kontrabandës së mallrave, mosdeklarimin e sendeve me vlerë dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia njofton se janë sekuestruar lëndë narkotikë kokainë dhe cannabis sativa, 4 gurë të dyshuar të çmuar (diamantë), shuma parash (euro, lekë), 1 automjet dhe 12 celularë, ndërsa janë vënë në pranga 3 shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë.

Si rezultat i punës intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan 2 operacione për goditjen e disa veprimtarive kriminale.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “The hill”, u arrestua shtetasi V. L. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. R., të dy banues në Durrës, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në doza. Gjatë operacionit u sekuestruan 207 doza Kokaine, 90 doza Cannabis Sativa dhe 10 celularë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Transportimi”, u arrestuan shtetasit Dh. D., banues në Patos, Fier, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën 4 gurë të dyshuar të çmuar (diamantë), pa dokumentacion origjine apo fatura blerjeje. Gurët, 2 celularë dhe një shumë parash (euro dhe lekë) që u gjetën në automjetin e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin; R. L., banues në Lezhë, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, si dhe 4 pasagjerë të cilët dyshohet se i ka ndihmuar për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Pasagjerët, shtetasit Xh. H., E. B., E. K. dhe L. K., u proceduan penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...