Shkatërrohet rrjeti i call center-it në Tiranë, arrestime dhe kontrolle të shumta

Më datë:

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Hold on”, duke goditur një call center ku dyshohet se kryhej veprimtari mashtrimi kompjuterik në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Gjatë ndërhyrjes, u arrestuan në flagrancë 4 persona, të cilët dyshohet se ishin organizatorë dhe drejtues të aktivitetit. Ata janë: E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç.

Gjithashtu, në ambientet e call center-it u kapën në punë 49 punonjës, ndaj të cilëve nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Policia sekuestroi 94 kompjuterë, 11 celularë, 2 iPad dhe 107 pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për mashtrime kompjuterike, si dhe materiale të ndryshme me interes për hetimin

https://www.facebook.com/share/v/1CJfXBaSL4

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...

Marsh i UÇK-së në Prishtinë për Ditën e Çlirimit

 Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së...