Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës, rrit benzinën

Më datë:

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të shtunë, më 6 qershor, çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e radhës, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk duhet të jetë më i lartë se 190 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në 178 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 173 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë 161 lekë për litër.

Autoritetet bëjnë me dije se çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, në orën 14:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme të tregut.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve që ushtrojnë aktivitet në tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi.

Sipas njoftimit zyrtar, në rast se konstatohen shkelje nga operatorë të ndryshëm, do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Në deklaratë theksohet se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...