Përplasje politike: Berisha akuzon Vengun për dezertim dhe mashtrim për prejardhjen

Më datë:

Seancë e ndezur në Kuvend ditën e sotme, pas ngjarjes së rëndë të Korçës, ku një efektiv i policisë humbi jetën gjatë një aksioni për arrestimi e një krimineli të shpallur në kërkim.

Përveç kësaj çështjeje, kryetari i PD, Sali Berisha, foli në lidhje me takimin që PS do të organizojë nesër për festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste. Berisha kërkon anulimin e anti-mitingut, teksa lëshon akuza ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu. Ky i fundit nuk e kurseu replikën.

Berisha: “Parafolësi pasi dezertoi nga ushtria bëri mashtrimin se është pasardhës i Marko Boçarit. Marr vesh unë që ky është një pasardhës i një familje Kallajxhi. Fshati i tij është fshati i Kallajxhinjve, të tjerët janë burra viganë si Andon Zako. Kërkoj të hiqet dorë nga anti-mitingu në Vlorë. Ti je dezertor, ke dezertuar apo jo? Dezertove nga ushtria apo jo?”

Vengu: “Jam krenar që kam prejardhje suljote, jam krenar që kam edhe mamanë minoritare. Jam krenar edhe që kam pasur pjesëtarë të familjes si pjesëtarë të Pavarësisë. Vlonjatët nuk iu kërkojnë leje dhe nuk kanë nevojë të marrin leje nga ju”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lamallari në Trauma: Po ndiqet me prioritet gjendja e efektivit të plagosur

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka vizituar policin e...

Gjermania gati për një kthesë historike: Kremlini në vështirësi, dialogu është i mundur

Braktisja e dukshme e tryezës së negociatave për konfliktin...

Vendim i ri: Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi...

Dosja “Revanshi”, nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për një...