Një autobus i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) është përfshirë nga flakët këtë të enjte, më 4 qershor, teksa ishte në lëvizje.
Raportohet se shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motorin e autobusit.
Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në verifikim nga autoritetet përkatëse.


