Berisha ngre akuza ndaj Ramës: Presion mbi administratën për protestën në Vlorë

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale mesazhet që sipas tij i janë dërguar punonjësve të administratës për të marrë pjesë në një organizim në Vlorë, që ai e ka quajtur anti-miting ndaj revoltës qytetare të ditëve të fundit.

“Stop antimitingjeve si Ramiz Alia me vullnetarët e Enverit. Të dashur miq, Edi Rama në kundër përgjigjie të revoltës qytetare në Tiranë planifikon për nesër anti-miting në Vlorë! Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar identik me anti-mitingjet e vullnetarëve të Enverit pas rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Sheshin Skenderbej. U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës pavarësisht nga bindjet politike të bojkotojnë me përçmim anti-mitingun e tij si një akt antidemokratik përçarës”, shkruan Berisha.

Ndërkohë qytetari që ka kryer edhe denoncimin pranë kreut të PD, shkruan: Nesër në Vlorë pritet të zhvillohet një kundërprotestë. Po ushtrohet presion ndaj punonjësve të administratës publike nga zona të ndryshme, përfshirë Konispolin, Sarandën, Gjirokastrën, Tepelenën, Lushnjën dhe Fierin, për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Mesazhi i dërguar administratës: Si je e dashur, doja tju jepja nje info, toshkallari e bashk nga bere mbledhje dje me pergjegjset e kopshteve duke i urdheruar per takimin e dt 5 qe vjen Dushmani dhe urdher i prere qe secili punonjes te mare edhe 5 veta me vete po u shkojne lodren adm(mgjthse per mua mire ua ben se ka gjetur e ben…njerez dele), mirenjohje per ty, anonim te lutem

foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vendim i ri: Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Çmimi...

Dosja “Revanshi”, nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për një...

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

Sot në 4 qershor mbahet në Tiranë Bread and...

Përplasje në politikë: Zhupa akuzon për abuzime me AKSHI-n dhe fondet publike

Deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend...