Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

Më datë:

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dënoi sot vrasjen në krye të detyrës të punonjësit të Policisë, inspektor Enea Makolli, 34 vjeç, në malin Boden, bashkia Maliq.

“Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të rëndë në Maliq, një sulm jo vetëm ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, por ndaj vetë rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve”, tha Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

Ministri Lamallari theksoi se “autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe nuk do të ketë asnjë mundësi t’i shpëtojë drejtësisë”.

Lamallari i shprehu ngushëllimet familjes Mekolli, kolegëve dhe të afërmve të efektivit që sakrifikoi jetën në përmbushje të misionit të tij fisnik.

“Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje. Efektivit të plagosur, Edison Adri, i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë pranë familjes dhe kolegëve të tij”, tha Lamallari.

Ministri Lamallari theksoi se “Policia e Shtetit do të vazhdojë me vendosmëri misionin në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve”.

“Sakrifica e Enea Mekollit nuk na ndal, por na forcon në betejën kundër krimit. Nderimi më i madh për të është të vijojmë detyrën me të njëjtin guxim, përkushtim dhe integritet që ai tregoi deri në fund”, tha Lamallari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

Sot në 4 qershor mbahet në Tiranë Bread and...

Përplasje në politikë: Zhupa akuzon për abuzime me AKSHI-n dhe fondet publike

Deputetja Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend...

Dosja “Metamorfoza”: Pëllumb Gjoka flet në gjykatë, akuza për hasmëri dhe izolim në burg

Ka dëshmuar sot në gjykatë Pëllumb Gjoka, një nga...

Përplasje politike: Berisha akuzon Vengun për dezertim dhe mashtrim për prejardhjen

Seancë e ndezur në Kuvend ditën e sotme, pas...