Iu vodhën 2 klientëve rreth 310 mijë euro dhe 92 mijë dollarë, masa sigurie për 11 punonjës banke

Më datë:

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “Ërong Transaction”. Policia njoftoi se u ekzekutuan masa sigurie për 11 punonjës në një bankë të nivelit të dytë, të cilët nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjeve në sistemin kompjuterik, iu vodhën 2 klientëve, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë.

Po ashtu, u shpall në në kërkim 1 punonjëse.

Policia njoftoi se u ekzekutua masa “Arrest në burg”, për shtetasit A. K., 33 vjeç dhe G. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, përkatësisht drejtor dhe zëvendësdrejtor i një filiali banke të nivelit të dytë;

“Arrest në shtëpi”, për shtetaset G. B., 42 vjeçe, D. D., 24 vjeçe, O. K., 24 vjeçe, R. S., 27 vjeçe dhe Zh. B., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, të gjitha punonjëse shërbimi në këtë bankë;

“Pezullim i ushtrimit të detyrës a shërbimit publik”, për shtetasit E. Q., 47 vjeçe, I. D., 25 vjeçe, E. K., 38 vjeçe dhe B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, të gjithë punonjës shërbimi në të njëjtën bankë.

Në vijim, u shpall në kërkim shtetasja B. N., 25 vjeçe, gjithashtu punonjëse shërbimi, për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e saj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën respektive, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare të 2 klientëve në bankë, për të vjedhur nga llogaritë e tyre, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë në total.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vokshi: Qeveria po e përjashton opozitën nga procesi i integrimit europian

Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat nga...

Turi rajonal para samitit BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa në Kosovë, takime me krerët e shtetit dhe partive

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po qëndron në...

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

Prokuroria e Posaçme ka vendosur zhbllokimin e llogarive bankare...