PPE mbështet PD-në, Montserrat: synim rikthimi në qeveri dhe integrimi në BE

Më datë:

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Popullore Europiane (PPE), Dolors Montserrat, iu është bashkuar mesazheve duke mbështetur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Montserrat u shpreh se PPE synon forcimin e PD-së dhe rikthimin e saj në qeverisje, duke theksuar se kjo lidhet me nevojën për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe përshpejtimin e procesit të integrimit europian.

Ajo vlerësoi se vendi duhet të forcojë shtetin e së drejtës, të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe të rikthejë besimin e qytetarëve te institucionet, duke e cilësuar Shqipërinë si një “vend të rëndësishëm për të ardhmen e Bashkimit Europian”.

Në mesazhin e saj, Montserrat theksoi gjithashtu se PPE qëndron në krah të PD-së në këtë fazë politike, duke e konsideruar kongresin një hap drejt modernizimit dhe forcimit të partisë për zgjedhjet e ardhshme.

MESAZHI
Së pari, për mua është një nder të jem sot me ju në këtë kongres të rëndësishëm të PD-së.
Unë jam në Shqipëri ndërsa po regjistroj këtë video, sepse këtë javë kam qenë me ju, me Dr. Berishën dhe me të gjithë miqtë e mi të PD-së këtu në Shqipëri. Por duhet të largohem për në Barcelonë, ndaj kjo është arsyeja pse nuk mund të qëndroj këtë fundjavë me ju.
Por e di sa i rëndësishëm është ky kongres. Pse? Sepse ju po modernizoni gjithë partinë. Dhe pse? Për t’u bërë më të fortë, për të fituar zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, sepse ne duam t’ju shohim në pushtet, në qeverinë e Shqipërisë.
Sepse Shqipëria ka nevojë të jetë një demokraci e plotë, të luftojë kundër të gjithë narkotikëve, mafieve dhe krimit të organizuar, t’u rikthejë të gjithë qytetarëve shqiptarë besimin tek kjo komb i madh që është Shqipëria, dhe ta çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Dhe ju e dini që unë dhe Manfred, Manfred dhe unë, në emër të të gjithë familjes së PPE-së (EPP), ju mbështesim të gjithëve.
Prandaj përgëzoj për këtë kongres të madh Dr. Berishën dhe gjithë ekipin tuaj në këtë fazë të re. Por sigurisht, ju keni gjithë ne, gjithë familjen e PPE-së, për t’ju ndihmuar, për t’ju mbështetur, për të qenë me ju, për të rikthyer sërish në pushtet parimet e lirisë, shtetit të së drejtës dhe prosperitetit për këtë vend të mrekullueshëm.
Shihemi së shpejti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputeti grek në Kuvendin e PD-së: Mitsotakis mbështet rrugën europiane të Shqipërisë

Deputeti i Parlamentit grek, Vassilios Giogiakas, përcolli përshëndetjet e...

Deputeti i CDU-së mesazh PD-së: Koha për unitet, integrimi në BE prioritet kryesor për Shqipërinë

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Peter...

Ish-kongresmeni republikan në Kuvendin e PD: Do ju mbështesim, do rrëzojmë sërish tiraninë

Ish-kongresmeni republikan amerikan, Bob McEwen mbajti një fjalim në...

PD krijon me IA avatarin e Skënderbeut

Në punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u...