“Mikrofinanca në Shqipëri: Një Segment i Rëndësishëm i Kredive për Biznese”

Më datë:

Gubecka: Shqipëria mbetet një treg në rritje për sektorin e mikrofinancësShqipëria mirëpriti këtë vit Konferencën Vjetore të Qendrës së Mikrofinancës (Microfinance Centre – MFC), një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të sektorit, që mblodhi në Tiranë përfaqësues të institucioneve financiare, partnerë zhvillimi dhe ekspertë nga Europa dhe Azia Qendrore për të diskutuar sfidat dhe perspektivën e mikrofinancës.

Drejtoresha e Operacioneve në MFC, Dorota Gubecka-O’Connor, bëri të ditur se organizata që ajo përfaqëson është një rrjet ndërkombëtar me 140 organizata anëtare nga Europa dhe Azia Qendrore, i fokusuar në promovimin e financës së përgjegjshme dhe përfshirjes sociale.

Ajo tha se konferenca e këtij viti është ndërtuar rreth pyetjes “A është në rrezik misioni?”, duke e cilësuar atë si një temë që lidhet drejtpërdrejt me transformimet që po kalon sektori.

“Është një pyetje provokuese dhe do të diskutojmë se si institucionet e mikrofinancës mund të ruajnë misionin e tyre në një mjedis që po ndryshon me shpejtësi”, u shpreh Gubecka-O’Connor.

Sipas saj, sektori i mikrofinancës po përballet me zhvillime të reja dhe sfida globale që kërkojnë qasje të reja dhe përshtatje të vazhdueshme.

“Po përballemi me tensione gjeopolitike, sfida klimatike dhe rritjen e inteligjencës artificiale, ndaj duam të diskutojmë se si mikrofinanca mund t’u përgjigjet këtyre sfidave”, tha ajo.

Drejtoresha e Operacioneve në MFC vlerësoi gjithashtu organizimin e konferencës në Shqipëri, duke theksuar se kjo është hera e dytë që aktiviteti zhvillohet në vendin tonë, pas edicionit të mbajtur një dekadë më parë.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që rikthehemi në Shqipëri. Kjo është hera e dytë që konferenca organizohet këtu. Edicioni i mëparshëm u zhvillua 10 vite më parë, në vitin 2016”, tha ajo.

Në vlerësimin e MFC-së, sektori i mikrofinancës në Shqipëri ka njohur rritje të qëndrueshme në vitet e fundit dhe ka fituar një rol të rëndësishëm në mbështetjen e sipërmarrjes së vogël dhe zhvillimit ekonomik.

Gubecka-O’Connor nënvizoi se mikrofinanca në Shqipëri përfaqëson pothuajse 10% të huamarrësve aktivë të kredive të biznesit në këtë sektor, duke e cilësuar atë si një treg në zhvillim dhe me potencial të mëtejshëm zgjerimi.

Konferenca e MFC-së shërben si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e praktikave më të mira, në një kohë kur sektori i mikrofinancës po përballet me sfida të reja dhe po kërkon të ruajë rolin e tij në mbështetjen e përfshirjes financiare dhe sociale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Hita takim me policinë në Kukës dhe Dibër: fokus sezoni turistik dhe siguria publike”

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i...

“Moska paralajmëron sulme të reja/ Lavrov: SHBA të largojë qytetarët nga Kievi”

Rusia ka rritur ndjeshëm kërcënimet ndaj Kievit, duke paralajmëruar...

“Operacion Shqipëri–Itali: Akuza për vrasje, pastrim parash e zhvatje, sekuestrohen prona të shumta”

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

“Rama: BE-ja na imponon standarde, por është garancia më e madhe për vendin”

Kryeministri Edi Rama foli për rrugën e integrimit në...