Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Më datë:

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të takojë kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Takimi mes tyre pritet të mbahet në orën 12:30, teksa më përpara në 11:00 pritet të diskutojë me ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Mediat greke po i kushtojnë vëmendje të veçantë vizitës së ministrit grek të Mbrojtjes, Nikos Dhendias, në Tiranë.

Në axhendën zyrtare, janë takimet me homologun shqiptar Ermal Nufi, me kryeministrin Edi Rama dhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë bashkëpunimi ushtarak në kuadër të NATO-s, siguria rajonale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, shumica e analistëve vlerësojnë se rëndësia e kësaj vizite shkon përtej çështjeve të zakonshme greko-shqiptare dhe lidhet kryesisht me ekuilibrat gjeopolitikë në rajon. Sipas këtyre vlerësimeve, vizita ka të bëjë kryesisht me katër faktorë: Rëndësinë në rritje të Ballkanit Perëndimor për NATO-n dhe SHBA, në një periudhë kur rajoni konsiderohet me rëndësi strategjike për stabilitetin e Evropës Juglindore.

Përforcimin e pranisë perëndimore në rajon, përballë ndikimit në rritje të aktorëve të tjerë si Rusia dhe veçanërisht Turqia. Përpjekjen e Greqisë për të luajtur një rol më aktiv në Ballkan, duke u paraqitur si një partner kyç i Bashkimit Evropian dhe NATO-s në proceset rajonale.

Nevojën për koordinim më të ngushtë mes vendeve aleate, në një kohë kur lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe sfidat e sigurisë po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në Ballkan.

Burime diplomatike vlerësojnë se nga kjo vizitë nuk priten zgjidhje konkrete për çështje të hapura si kufizimi i zonave detare, Gjykata e Hagës apo temat e tjera të ndjeshme në marrëdhëniet mes dy vendeve pasi këto janë kryesisht në kompetencën e diplomacisë dhe ministrive të jashtme.

Në të njëjtën ditë, në Athinë, ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Politikës së Jashtme, me temë të vetme zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Në thelb, mesazhi që përcillet është se Greqia, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara po ndjekin me interes të shtuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe synojnë të ruajnë stabilitetin e rajonit brenda kuadrit euroatlantik. Për këtë arsye, vizita e Dhendiasit shihet më shumë si një lëvizje me peshë strategjike dhe rajonale sesa si një vizitë e fokusuar vetëm në marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...

Berisha flet për angazhimin e mbështetësve të tij dhe protestat opozitare

https://www.youtube.com/live/d1aXAaJHaso?si=L2UuT3idC0vrTHbg&t=973 Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias viziton sot...