Vuçiç sfidë opozitës nga Kina

Më datë:

Nga kryeqyteti kinez Pekin, presidenti serb Vuçiç zgjodhi ti përgjigjej opozitës pas protestës masive të së shtunës në Beograd.

Vuçiç, tha se po spekulohet me numrin e njerëzve të pranishëm në atë protestë.

“Thonë se kanë qenë 300,000 njerëz por kjo shifër është një gënjeshtër. Unë nuk kam asnjë problem edhe sikur te ishin tre milionë prej tyre. Më intereson vetëm kujt mund t’ia shesin një gënjeshtër të tillë. A nuk turpërohen kur gënjejnë kaq shumë? Pyes veten nuk turpërohen kur thonë budallallëqe të pabesueshme”, tha Vuçiç.


Vuçiç deklaroi se ishte shumë më i shqetësuar për mesazhet boshe që u dëgjuan gjithë së shtunës, sesa për numrin e njerëzve të mbledhur.

“Le të mos flasim për dhunë. Nuk jam dikush që dëshiron të qëndrojë në kolltuk për pjesën tjetër të jetës si disa të tjerë. Unë do të jap dorëheqjen, sepse kështu thuhet në Kushtetutë, por unë nuk e shkurtoj mandatin presidencial. Pra, kur të jap dorëheqjen, atëherë do të shohim nëse do të shkojmë në zgjedhjet parlamentare apo pas 90 ditësh në zgjedhjet presidenciale. Dhe kaq, nuk ka ndonjë filozofi të madhe”, shtoi Vuçiç.

Vuçiç do të qëndrojë në Kinë deri më 28 maj. Ndalesën e tij të parë e bëri në Murin e Madh, ku ndoqi një shfaqje me valle dhe këngë tradicionale popullore serbe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...