Gaz lotsjellës dhe barrikada

Më datë:

Turqia po përballet me një krizë të re politike, pasi policia turke ndërhyri me forcë në selinë qendrore të Partisë Popullore Republikane, CHP, partia më e madhe opozitare në vend.

Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe thyen barrikadat e improvizuara për të larguar drejtuesit e shkarkuar të partisë nga godina qendrore në Ankara.

Brenda selisë u panë tensione dhe përplasje, ndërsa mbështetësit e opozitës hodhën objekte në drejtim të hyrjes kryesore. Sipas raportimeve, nuk ka persona të lënduar.

Tensionet shpërthyen pasi një gjykatë turke anuloi zgjedhjen e liderit të CHP-së, Ozgur Ozel, duke argumentuar se në kongresin e vitit 2023 kishte pasur parregullsi.

Në vend të tij, gjykata riktheu ish-kryetarin Kemal Kilicdaroglu, kandidatin që humbi zgjedhjet presidenciale përballë Recep Tayyip Erdogan.

Ozel e cilësoi vendimin si “grusht gjyqësor” dhe deklaroi se opozita është “nën sulm”. Pas ndërhyrjes së policisë, ai udhëhoqi mijëëra mbështetës në një marshim drejt parlamentit turk.

Mbështetësit e tij brohoriten slogane kundër Kilicdaroglu, duke e akuzuar për bashkëpunim me pushtetin. Ndërkohë, deputetët e CHP-së e rizgjodhën Ozelin si drejtues të grupit parlamentar të partisë.

Nga ana tjetër, qeveria turke mohon akuzat për ndërhyrje politike në drejtësi, duke deklaruar se gjykatat veprojnë në mënyrë të pavarur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...