Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias sot në Tiranë

Më datë:

Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias vjen sot, 25 maj, në Tiranë. Dendias do të ketë takime të nivelit të lartë që synojnë rifillimin e procesit lidhur me përcaktimin e kufirit detar, kanë raportuar ndërkohë mediat greke.

Në Tiranë pritet të mbahet edhe forumi i biznesit Shqipëri-Greqi.  Dendias pritet të takohet me Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi, dhe Kryeministrin Edi Rama.

Objektivi kryesor i udhëtimit është të rikthejë në rrugën e duhur një iniciativë dypalëshe të rënë dakord për herë të parë në tetor 2020, kur të dy vendet njoftuan qëllimin e tyre për t’ia referuar mosmarrëveshjen e tyre për kufirin detar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kjo fazë e re shihet edhe brenda kuadrit të përshpejtimin të procesit të pranimit në Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kontakte të mëtejshme diplomatike mes dy vendeve priten edhe në qershor, kur Ministri i Jashtëm Grek George Gerapetritis ka planifikuar të vizitojë Tiranën për një konferencë ministrore të fokusuar në mbështetjen për Ukrainën dhe sigurinë në Evropën Juglindore.

Takimi pritet gjithashtu të ofrojë mundësi për diskutime të tjera dypalëshe, duke përfshirë rrugën e pranimit të Shqipërisë në BE dhe çështjet rajonale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...

Berisha flet për angazhimin e mbështetësve të tij dhe protestat opozitare

https://www.youtube.com/live/d1aXAaJHaso?si=L2UuT3idC0vrTHbg&t=973 Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias viziton sot...