Aplikimet për 2026 hapen zyrtarisht, masat e reja të mbështetjes për bujqësinë

Më datë:

Kjo e hënë, 25 maj, shënon çeljen e aplikimeve për Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh, krahas masave mbështetëse për fermerët.

Bëhet fjalë për 9 masa direkte mbështetjeje dhe 3 masa investimi për fermerët dhe agrobiznesin që përfshijnë:

• tufën bazë të matrikulluar të gjedhit

• tufën bazë të matrikulluar të imtave

• mbarështimin e bletarisë

• tufën bazë të matrikulluar të dosave dhe/ose paradosave

• kontrollin biologjik të dëmtuesve në sera dhe tunele plastike

• fermat organike

• implementimin dhe certifikimin Global GAP

• mbështetjen për sipërfaqet e mbjella

• ripopullimin e peshkimit në ujërat e brendshme

Ndërkohë, masat e investimit fokusohen te:

• mbështetja për fermerët e rinj

• ndërtimi dhe rikonstruksioni i staneve

• pajisjet, makineritë dhe mjetet për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës

Aplikimi mund të kryhet online përmes platformës e-Albania.

“Toka flet me ata që dinë të dëgjojnë, ne dëgjojmë ata që dinë të punojnë tokën”, thotë ministri i Bujqësisë Andis Salla. Siç mund ta shihni, përgjatë gjithë videos flet aktori i madh, Viktor Zhusti.

“Mbille tokën, mos e lër të heshtë, mos e lër të harrohet”, është thirrja e tij për fermerët.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2528517687566781%2F&show_text=false&width=560&t=0

Qeveria ka akorduar një buxhet prej 5.2 milionë lekësh për këtë nismë.

“Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet, që janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, agroturizëm…Do të hapim investime për thirrje të reja, për fermerët e rinj të cilët do të mbështeten me 10 milionë lekë ose 10 mijë euro grant, kryesisht në blegtori.

Për ndërtimin e staneve për blegtorët me grant diku te 3 milion lekë, për pajisje dhe makineri bujqësore me grant 500 mijë lekë, ku përfshihen tankerat për ruajtjen e qumështit dhe vajin e ullirit. Prioritet do ketë në blegtori, ku për gjedhë nga 10 mijë lekë në 12 mijë lekë, për të imtat nga 1200 lekë në 1500 lekë, ku dyfishohet për bletën nga 1 mijë lekë në 2 mijë lekë, që është një nga mbështetjet që i kemi dhënë bletarisë. Kemi rreth 600 mijë koshere dhe duam ta çojmë në vitin 2027 në 1 milion”, ka deklaruar më herët ministri Salla

Ndërkohë, nuk do të hiqet Skema e Naftës, por do të përshtatet me forma të reja mbështetjeje. Përveç saj, fermerët do të përfitojnë edhe rimbursim 10% te faturat e prodhimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...

Berisha flet për angazhimin e mbështetësve të tij dhe protestat opozitare

https://www.youtube.com/live/d1aXAaJHaso?si=L2UuT3idC0vrTHbg&t=973 Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias viziton sot...

Shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO, përfshihen Ema Çoku dhe Piro Xhixho

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të Fatime Kryemadhit, Ema...