“Zhupa ngre alarmin për Sarandën: rendi i përkeqësuar dhe institucione të komprometuara”

Më datë:

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin mbi sigurinë dhe rendin në Sarandë. Ajo tha se drejtori i Policisë bashkëpunon me krimin, duke iu referuar rastit të ndërtimit pa leje. Zhupa tha se kreu i Inspektoratit është arratisur.

“I gjithë Kuvendi e njeh dhe e ka përcjellë përmes mediave gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua një shef komisariati dhe disa pjesëtarë të komisariatit, por ky parlament bën sikur nuk dinte asgjë. Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se vendi me kriminalitetin më të lartë është Saranda.

Po çfarë masash morët ju? Jo se ishte patronazhisti. A mund t’ju informoj juve se drejtori i Policisë Bashkiake atje është një i shkarkuar dhe akuzuar për korrupsion?!

Drejtori i Inspektoratit ka ikur në drejtim të paditur. Shkoi ministri dhe i mori në krah këta njerëz. Ata e kanë kthyer Sarandën në një skemë krimi të ngjashëm si Palermon e viteve 90.”, tha ajo

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Karakaçi: Masa për rritjen e sigurisë në ndërtim dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot...

Merret vendimi, Bordi i Transparencës del me çmime të reja. Sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 21 maj...

Akuzohet për ‘shpërdorim detyre’/ Arrestohet drejtori i IMT Himarë, Dorian Hoxha

Vala e arrestimeve për inspektorët që kanë shpërdoruar detyrën...

“Pasuria e sekuestruar në fokus, babai i Martinajt apelon për kthim pronash”

Në seancën gjyqësore për pasuritë e sekuestruara, ka dëshmuar...