Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Më datë:

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës (MFC), me temë “Mikrofinanca në tranzicion: A është misioni në rrezik?”, po zhvillohet këtë vit në Durrës, nga data 19 deri më 21 maj, me pjesëmarrjen e rreth 500 përfaqësuesve të institucioneve financiare, organizatave ndërkombëtare, investitorëve dhe ekspertëve të mikrofinancës nga më shumë se 40 vende të rajonit, Europës dhe më gjerë. Konferenca MFC rikthehet në Shqipëri pas 10 vitesh, në një vit qe përkon edhe me 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë dhe 20-vjetorin e AMA-s.

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, zj. Natasha Ahmetaj, në fjalën e saj pershendetese trajtoi rolin e mikrofinancës në zhvillimin ekonomik dhe social, si dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor në një mjedis financiar dhe teknologjik në transformim.

“Misioni primar i mikrofinancës është të jetë një alternativë e përballueshme dhe një mbështetje sociale për shtresat që kanë më tepër nevojë për një derë të hapur në sektorin financiar. Përtej dimensionit financiar, mikrofinanca duhet të kontribuojë në krijimin e mundësive për zhvillim, punësim dhe përfshirje ekonomike, duke ruajtur gjithmonë balancën mes objektivave tregtarë dhe përgjegjësisë sociale”, u shpreh ajo.

WhatsApp Image 2026 05 20 at 14.43.02
  1. Perlat Sulaj, Drejtor Ekzekutiv i FED invest-it, si anëtar i Bordit të MFC-se dhe perfaqesues i AMA-s, mbajti fjalen kryesor në hapjen e konferencës dhe e vlerësoi kete konference si ngjarjen me te rendesishme te sektorit te mikrofinances ne Europe dhe ne Azine Qendrore.

Gjatë fjalimit ai vlerësoi roli historik te mikrofinancës në Shqipëri që nga fillimi i epokës post-komuniste, duke ndihmuar mijëra individë dhe mikro-sipërmarrës të ndërtojnë aktivitetet e tyre ekonomike. Fale misionit te tyre social dhe zhvillimor keto institucione kontribuan ne zgjerimin dhe konsolidimin e mijera sipermarrjeve, tashme financiarisht te pavaruara.

Nder te tjera ai theksoi se “sot ky sektor ka evoluar nga nje sistem mbeshtetes me kredi te vogla për individët pa akses në banka, në një ekosistem të vërtetë të përfshirjes financiare, ku kanalet dixhitale po ulin kostot dhe po prekin thellë zonat rurale dhe komunitetet e pashërbyera me produkte te personalizuara me nevojat lokale”. Z. Sulaj u shpreh se “ky mision madhor në Shqipëri dhe rajon vazhdon të mbështetet fuqishem me financime, garanci dhe programe zhvillimi nga institucione të fuqishme ndërkombëtare si Komisioni Europian, Fondi Europian i Investimeve, Banka e Zhvillimit e Këshillit të Europës,  EFSE etj.

Organizatorët theksuan se konferenca evidenton angazhimin e përbashkët për ta mbajtur mikrofinancën një nga instrumentet më të fuqishme për progresin njerëzor dhe përfshirjen ekonomike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Rama në Seul, takime me drejtues të kompanive të mëdha koreano-jugore

https://youtu.be/i-mY6ta0ZSI?si=UddVUuEVmapTfXDG Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takime në Seul me...