“Interpelanca në Kuvend, Berisha: Mos u pranoni delegimet nga Rama te ministrat”

Më datë:

Një ditë para seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u dha një porozi deputetëve të tij.

“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni delegimin te ministrat”, u tha Berisha demokratëve, ndërsa shtoi se nëse vazhdon delegimi ‘do të përfundojmë te drejtorët e ministrive’.

“Nëse neni 80 i Kushtetutës përcakton se kryeministri është i detyruar të paraqitet në interpelancë, asnjë deputet s’do pranojë delegimin e interpelancës.

Kushtetuta nuk e njeh një gjë të tillë. Çdo deputet që i kërkon kryeministrit interpelancë… se do përfundojmë kështu te drejtorët e ministrive. Ministri do i thotë zëvendësit dhe zëvendësi drejtorit.

Nuk vjen?! Mirë, pastaj marrim vendimet tona. Por ne nuk pranojmë delegimin“, tha ndër të tjera Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Sula: IKMT dhe IMT do të bashkohen në një strukturë të vetme”

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula gjatë një takimi me...

“Vendimi i European Komision: 160 milionë euro për Ballkanin, përfitojnë tre shtete”

Komisioni Evropian (KE) ua ka ndarë në total 158.9...

“Vendimi i Apelit në GJKKO: Bllako fiton pafajësi pjesore, dënimi zbret në 2 vite”

Apeli i GJKKO ka zbutur dënimin për Alqi Bllako...

Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

Konferenca Vjetore e 28-të e Qendrës Ndërkombëtare të Mikrofinancës...