Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër

Më datë:

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim sot në 18 maj dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit A.K.

Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit.

Në momentin e ngjarjes, polici ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Mësohet se pak muaj më parë për shkak të këtij konflikti, fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata e kanë qëlluar me armë, por plumbat kapën policin.

Gjatë deklarimeve të pakta që efektivi ka thënë, është shprehur se nuk kishte njoftuar se komshiu i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.

Kujtojmë se Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 00:10 minuta në Shkozë është plagosur një efektiv policie. Ky i fundit ka qenë jashtë shërbimit, kur ka ndodhur ngjarja. 30-vjeçari A.K është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, u bë me dije se polici ka qënë afër banesës së tij i shoqëruar nga fqinji, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qënë pikërisht fqinji i efektivit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit po sjell rritje pagash dhe të ardhurash

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi këtë të hënë...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenti i Iranit: Po përballemi me sfida serioze

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar zyrtarët që...

Baku, Zëvendëskryeministrja Koçiu merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026

Zëvendëskryeministrja  Albana Koçiu, ndodhet në Baku, Azerbajxhan, ku po...

Liria e medias në fokus: Ambasadori i OSBE vlerëson komunitetin mediatik në Shqipëri

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, theksoi gjatë...