Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Më datë:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të premte, 15 maj, nisjen e zbatimit të ligjit të ri për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore. Masa e re fiskale parashikon lehtësi për tatimpaguesit, duke filluar nga data 10 qershor 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, tatimpaguesit do të kenë mundësi të përfitojnë nga falje dhe ulje të detyrimeve në disa kategori, në varësi të periudhës dhe pagesës së kryer brenda afateve të përcaktuara.

Për detyrimet e periudhës 2020–2024, parashikohet që gjobat dhe kamatëvonesat të fshihen plotësisht, me kusht që të paguhet 100% e principalit deri më 31 dhjetor 2026.

Ndërkohë, për detyrimet më të vjetra, skema e lehtësimit fiskal parashikon:

Fshirje të plotë të detyrimeve tatimore deri më 31.12.2014

Falje prej 50% të principalit për detyrimet e viteve 2015–2019, nëse pagesa kryhet deri më 30.06.2026

Falje prej 25% të principalit për të njëjtën periudhë (2015–2019), nëse paguhet 75% e detyrimit deri më 31.12.2026

Drejtoria e Tatimeve thekson se qëllimi i kësaj mase është lehtësimi i barrës financiare për bizneset dhe individët, si dhe përmirësimi i nivelit të arkëtimeve në buxhetin e shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...

Shkarkohet drejtori i FSKDSH, Arti Papajani. Ja kush emërohet në vend të tij

Arti Papajani është përgjegjës nga detyra e drejtorit të...