Trafikonin shtetas drejt SHBA dhe Kanadasë, GJKKO dënon me tetë vite burg kreun e grupit kriminal

Më datë:

 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi sot me tetë vite burg shtetasin Luc Melaj, pasi u shpall fajtor për trafikimin e emigrantëve drejt SHBA-së dhe Kanadasë, kundrejt parave.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Besmir Stroka, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, ndërsa procesi i gjykimit u bë me procedurë të shkurtuar.

Konkretisht GJKKO shpalli fajtor Luc Melajn për veprat penale: “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit; “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

Në bashkim të dënimeve, Gjykata caktoi 12 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 8 vite burgim. Vuajtja e dënimit nis nga data 22 korrik 2024 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Ndërkohë, për dy episode të akuzës për “ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, GJKKO vendosi pushimin e çështjes për shkak të aplikimit të ligjit për amnistinë.

Po ashtu, Gjykata shpalli fajtor edhe Emanuel Melaj dhe Gëzim Camaj për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të dy u dënuan fillimisht me nga 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu reduktua në 4 vite. Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe vendosjen e tyre në shërbim provë për një periudhë 3-vjeçare, me detyrimin për të mos kryer vepra të tjera penale dhe për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Integrimi europian standard qeverisjeje, jo propagandë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Donald Trump dhe Xi Jinping flasin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald...

Berisha: Nëse Islanda i bashkohet BE-së, mund të ftohet entuziazmi për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Koçiu: Shqipëria më afër se kurrë BE-së, progresi i konfirmuar nga raportet e SHBA dhe BE

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot në Kuvend se debati...