Banka e Shqipërisë apelon për rritje kredish, Gent Sejko: fokusi te SME-të dhe bujqësia

Më datë:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ishte në aktivitetin për nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Ai ka bërë me dije se kredia për sektorin privat ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit, ndërsa sipas tij kredia bankare përbën fluksin më të madh në ekonomi. Sejko i ka bërë thirrje industrisë bankare për një vëmendje të shtuar në financimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe sidomos bujqësisë.

“Portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi vlerën e 720 mld lekëve. Kredia për sektorin privat ka shënuar rritje, 15% përgjatë viteve të fundit. Kredia bankare përbën fluksin më të madh në ekonomi. Këto zhvillime flasin për shërbim të rritur sasior të sektorit bankar. Sektori bankar ofron instrumente moderne pagese.

Një akses më i larë në kredi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do t’i hapte rrugë përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë. Qeveria ka miratuar një skemë të garancisë sovrane. Progresi i bërë gjatë këtyre dy viteve të fundit është inkurajuese. Sektori bankar duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj sektori të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sektorit të bujqësisë. Inkurajoj dhe bizneset e vogla dhe të mesme që t’i drejtohen bankave për konsulencë.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Si të përgatisni hap pas hapi akullore me limon në kushte shtëpie

Nëse mendonit se akulloren mund ta përgatisin vetëm pastiçierët...

Durrës: kontroll “blic” në burg pas konfliktit, sekuestrohet pajisje elektronike e ndaluar

Një operacioni blic është bërë në burgun e Durrësit,...

Grumbullime të paligjshme në protestë, procedohen penalisht 15 shtetas

Policia e Tiranës njoftoi sot se pas veprimeve hetimore...

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, 53 mandate fiton Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka...