Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Më datë:

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë kredie me një interes minimal 2% dhe interes maksimal 3%.

Në kuadër të programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama theksoi se kjo linjë kredie do të shoqërohet me një garanci të qeverisë shqiptare për të ulur në mënyrë kuptimplotë riskun e kredisë për bankat.

“Një garanci sovrane që varion nga 30% në 70% sipas nivelit të vlerësuar të riskut”, tha Rama, ndërsa kërkoi që bankat të jenë pak më kurajoze edhe në raport me sektorin e bujqësisë, i cili ka nivel risku më të lartë.

Rama theksoi se projektet e financueshme nga ky sektor duhet të jenë projekte që kanë natyrshëm një risk më të ulët dhe që lidhen me agrobiznesin, agroturizmin, inovacionin dhe me teknologjitë e reja.

“Besoj shumë që edhe një fond granti i cili do të vendoset në dispozicion për të hartuar planet e biznesit, pra për t’i ndihmuar ndërmarrje dhe vogla të mesme për të bërë aplikimet e tyre, do të vijë si vlerë e shtuar në lehtësimin e marrëdhënies mes subjekteve dhe bankave”, shtoi Rama.

Kreu i qeverisë deklaratën e tij e bëri sot ndërsa ishte i pranishëm në nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për programin kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Marrëveshja e nënshkruar parashikon 250 milionë euro mbështetje me kredi me norma të ulta interesi dhe 30 milionë euro garanci sovrane për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Paketa e re e vendimeve: mbështetje për transportin dhe transparencë në zinxhirin e furnizimit

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e...

Partia Demokratike e Shqipërisë kërkon reformim të Sekretariatit të Etikës në Kuvend

PD ka propozuar disa amendamente për rregulloren e Kuvendit....

IKMT: Probleme në dy objekte të “Durrës Marina”, kompania të marrë masa përforcuese

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) informoi sot...

Haxhiu: S’është e drejtë që deputetët të marrin pagë kalimtare

 Pas dështimit të mbledhjes së sotme të kryesisë së...