Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

Më datë:

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet sa i takon vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e verdiktit të vitit 2025 për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, si të papajtueshme me Kushtetutën. GJK e cilësoi të padrejtë faktin se ndryshimet u miratuan me procedurë të përshpejtuar. Kjo, pasi nuk iu dha koha e nevojshme deputetëve të Partisë Demokratike për të paraqitur argumentet e tyre.

Për PS-në, agjenda europiane mbetet prioritet. Nga ana tjetër, Partia Demokratike paraqiti në Këshill qëndrimet e saj, pikërisht për procedurën e përshpejtuar.

Pjesë nga diskutimet

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment BardhiUnë do të përqendroj diskutimin tim vetëm në propozimet që kanë ardhur me shkrim. Ju e mbani mend se në 2012-ën, miratimi me konsensus i ndryshimeve në Rregullore ishte një nga tre kushtet e BE-së për statusin e vendit kandidat. Tanimë, fatkeqësisht janë propozuar ndryshime që cenojnë demokracinë parlamentare dhe mbi të gjitha reduktojnë rolin e opozites.

Ne nuk biem dakord që procesi i përafrimit të legjislacionit të jetë automatik, pa debat e transparencë! Procedura e përshpejtuar është koncept kushtetues, Rregullorja nuk mund të tejkalojë Kushtetutën. Në themel është transparenca dhe shqyrtimi i kujdesshëm. Nuk ka përcaktime që lejojnë përfshirjen automatike të një kategorie ligjesh me procedurë të përshpejtuar.

Kryetari i Kuvendit, Niko PeleshiKushtetuta përcakton modalitetet dhe të drejtën se si bëhet një shqyrtim i procedurës së përshpejtuar, por nuk e ndalon atë. Përcakton dhe afatet dhe nga ana tjetër, kjo gjë nuk nënkupton përjashtimin e debatit dhe dëgjesave. Ato janë të detyrueshme!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant BallaËshtë e vërtetë se neni 83 përcakton që Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose 1/5 të gjithë deputetëve mund të shqyrtojë ose të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar për më pak se 1 javë nga fillimi, kjo është baza. Edhe Rregullorja kështu e ka në nenin 28. Nëse Kushtetuta nuk ka vendosur kufizime, Rregullorja në pikën 2 ka kufizime. Thotë që projektligjet që janë në kuadër të procesit të integrimit në BE, nuk shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. Kushtetuta ta ka përcaktuar cilat nuk bëhen me këtë procedurë, ligji për shtetësinë përshembull, kodet. Por, Kushtetuta nuk t’i ka përjashtuar ligjet e përafrimit të legjislacionit. Për pasojë ne mendojmë të heqim kufizimin që ka vendosur Kuvendi. Mali i Zi përshembull ka edhe “procedurë urgjente”.

Më herët, grupi i PS-së zhvilloi mbledhje, ku në fokus të diskutimeve raportohet se ka qenë agjenda e seancës plenare të së enjtes, ku parashikohen tetë interpelanca, mes tyre ajo e opozitës me kryeministrin Edi Rama.

Ka patur edhe disa ndryshime të propozuara nga socialistët. Së pari, për kohën që do të flasin deputetët në Kuvend, nga 10 në 5 minuta. Të gjitha projektligjet që kanë të bëjnë me integrimin në Bashkimin Europian, do të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë edhe çështje të tjera që lidhen me porositë e grupit të PS-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...

Berisha: Opozita po ndihmon integrimin, Rama e ka shndërruar në proces okult

https://www.youtube.com/live/83HGAaSH-tA?si=qp5hrPAqsKMAsA4G&t=728 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...