SHBA – Trump: Plotësisht e papranueshme përgjigjja e Iranit ndaj propozimit tonë për luftën

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër përgjigjen e Iranit ndaj një propozimi të SHBA-së që synon përfundimin e luftës, duke e cilësuar atë si ”plotësisht të papranueshme”.

”Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit ‘përfaqësues’ të Iranit. Nuk më pëlqen, plotësisht e papranueshme. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social

Presidenti Trump nuk dha detaje të tjera mbi përmbajtjen e propozimit.

Disa orë më herët, në një postim tjetër, ai paralajmëroi gjithashtu Teheranin duke shkruar ”Ata nuk do të qeshin më!”.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, Irani ia kishte dorëzuar përgjigjen e tij propozimit amerikan Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës.

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB raportoi se drafti iranian fokusohet në përfundimin e armiqësive në të gjitha frontet, veçanërisht në Liban, si dhe në garantimin e sigurisë së transportit detar.

Qeveria iraniane ka deklaruar gjatë javës së fundit se po shqyrtonte një propozim amerikan të përbërë nga 14 pika. Plani synon krijimin e bazës për një periudhë fillestare 30-ditore negociatash për t’i dhënë fund luftës.

Sipas raportimeve të medies, diskutimet përfshijnë gjithashtu një lehtësim të mundshëm të sanksioneve amerikane dhe marrëveshje lidhur me të ardhmen e Ngushticës së Hormuzit.

Propozimi thuhet se synon gjithashtu të krijojë bazat për negociata mbi programin bërthamor të Iranit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...

Berisha: Opozita po ndihmon integrimin, Rama e ka shndërruar në proces okult

https://www.youtube.com/live/83HGAaSH-tA?si=qp5hrPAqsKMAsA4G&t=728 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

4 perimet “mrekullibërëse” të pranverës….

Pranvera nuk sjell vetëm një kushte më të mira...