Hoxha pret ambasadorin e ri të Turqisë: Shfrytëzim i potencialeve të bashkëpunimit në sektorë kyç

Më datë:

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në një takim ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Shqipëri, Barış Erciyes.

Hoxha theksoi në një postim në rrjetet sociale se, në takim u rikonfirmua partneriteti strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e të konsoliduara ndër vite ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, të bazuara në respekt të ndërsjellë, besim dhe bashkëpunim të ngushtë, si dhe në lidhjet tona të përbashkëta historike e kulturore dhe interesat e përputhura si aleatë në NATO.

“Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh për të shfrytëzuar potencialet ende të pashfrytëzuara në sektorë kyç, përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, infrastrukturën, turizmin, arsimin dhe zhvillimin ekonomik”, u shpreh ministri Hoxha.

Gjithashtu, në takim u shqyrtuan mënyrat për zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, duke u mbështetur në praninë e fortë dhe dinamike të bizneseve turke në Shqipëri.

“Theksuam rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme dhe të koordinuara për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, theksoi Hoxha.

Ministri Hoxha shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë me ambasadorin Erciyes, në funksion të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të prioriteteve të përbashkëta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...

Komisioni i Ekonomisë rrëzon nismën për uljen e taksës së qarkullimit të karburanteve

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nuk miratoi projektligjin...

Balla: Shqipëria pararojë në procesin e integrimit, lamë pas Serbinë në negociatat me BE

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...