Aksidenti në Durrës, 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

Më datë:

 I mituri që u aksidentua ditën e djeshme, në lagjen e ish-Kënetës në Durrës, ka dalë nga rreziku për jetën dhe pritet të transferohet në pavijonin e spitalit të Traumës.

Sipas medieve, burime pranë spitalit Universitar të Traumës, bëjnë me dije se 8-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të mbahet nën kujdesin e mjekëve, për trajtimin e plagëve të marra nga aksidenti.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç, ndërsa i mituri tjetër, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi sot se oficerët e Policisë Gjyqësore, në drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dhjetëra të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, disa orë para armëpushimit

Rusia duket se ka rritur intensitetin e sulmeve ndaj...

Shtyhet për në 20 korrik vendimi përfundimtar për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gjykata Speciale në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka...

Bozdo: Mazhoranca po refuzon nismat e PD, asnjë masë për rritjen e çmimeve

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, njëherësh nënkryetar i...

Sot, homazhet shtetërore për Servet Pëllumbin

Sot zhvillohet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...