7.5 C
Tirana

Bëhet pagesa për përfituesit e skemës së ndihmës sociale

Më datë:

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se nga sot disa ditë para afatit të zakonshëm, ka bërë pagesën e skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht për 24,967 familje.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se në zbatim të pakos emergjente (pika 1.1) si dhe vendimit të Ministrit të Financave dhe Transfereve (Nr. 38/2020), përfituesit e skemës së ndihmës sociale marrin pagesë të dyfishtë edhe për muajin prill 2020, duke bërë që vlera totale e pagesës së dyfishtë për këtë muaj të jetë 5,251,027.50 Euro”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri ka bërë kërkesë që përfituesit të kenë kujdes të shtuar dhe ndjekin këto udhëzime shtesë, për të ruajtur shëndetin tuaj, luteni që:

-Tërheqja e mjeteve të bëhet në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e corona virusit; apo

-Të shtyni tërheqjen në ditët në vijim për aq sa është e mundur, pasi që zyrat postare dhe degët bankare janë të furnizuara mirë me para të gatshme dhe secili do të ketë mundësi të bëjë tërheqjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

35-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Jemi partia e interesave kombëtare

https://www.youtube.com/live/6dR4xjF5J7I?si=L5HekefYOWbI__BC&t=886 Sot më datë 11 dhjetor 2025 po mbahet ceremonia...

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...