Ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme, tre në pranga

Më datë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier, në vijim të kontrolleve në terren dhe verifikimeve në subjekte të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive që kryhen në informalitet, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor e koduar “Transaksioni”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Ramazan Koçiu 64 vjeç, banues në Lushnjë;
– Edmond Shkurti 67 vjeç, banues në Fier;
– Abaz Idrizi 57 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas dyshohet se ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në Fier dhe në Lushnjë, pa licencën nga organet kompetente.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën 4 200 000 lekë, 17 300 euro, 1 400 paund, 300 dollarë, 200 franga, 2 500 korona, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 5 celularë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u vu në hetim shtetasi E. K., 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shumë e vogël parash e përfituar nga këmbimi i kundërligjshëm.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për...

Firmoset marrëveshja me SHBA-Greqi, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

https://www.youtube.com/live/gsNmhKzzHAE?si=jFdCMZssHVJNJU9r “Deri një dekadë më parë ishte në buzë të...

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...