Avokati i Erion Veliajt, në një deklaratë për mediat theksoi se seanca e sotme është shtyrë për shkak të parregullsive.
Pas daljes nga seanca, Ndreca theksoi se nuk ka asnjë arsye përse të pezullohen afatet e paraburgimit.
“Këtu është instaluar një praktike, ku ka një dënim kolektiv në momentin që mungon një avokat i një të bashkëpandehuri. Sot ishte njoftuar klienti por u shty për shkak të një parregullsie.
Për seancën tjetër nuk kam informacion.
Por ishte një parregullsi për mënyrën se si ishte firmosur.
Nuk ka arsye përse të pezullohet paraburgimi, sa kohë që avokati i tyre apo ata personalisht nuk kanë shkaqe për shtyrjen e seancave. ”, ka thënë mes të tjerash ai.


