Nafta nën kontroll, vendoset çmimi maksimal 202 lekë/litër

Më datë:

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën 12:30.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 202 lekë/, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 190 lekë/liter, duke e rritur çmimin me 5 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 176 lekë/litër dhe 164 lekë/litër në shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.

Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.

Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.

Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Në një sqarim zyrtar, Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet në 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...