Thirrje ndërkombëtare në Ditën e Tokës për energji të qëndrueshme

Më datë:

Sot është Dita e Tokës.

Organizata e Kombeve të Bashkuara fton që aktivitetet e programuara në këtë ditë të kenë si emërues të përbashkët temën “Fuqia jonë, planeti ynë”. Kjo temë përqendrohet në përgjegjësinë e individëve, organizatave dhe qeverive për të përshpejtuar tranzicionin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, me qëllim trefishimin e energjisë së pastër në rang global, për vitin 2030.

“Nëna Tokë po bën thirrje për veprim. Natyra po vuan. Oqeanet po mbushen me plastikë dhe po bëhen më acide. Nxehtësia ekstreme, zjarret dhe përmbytjet kanë prekur miliona njerëz”, ngre alarmin OKB-ja.

Ndryshimet klimatike, ndryshimet e shkaktuara nga njeriu në natyrë, si dhe krimet që prishin biodiversitetin, siç janë shpyllëzimi, ndryshimi i përdorimit të tokës, intensifikimi i bujqësisë dhe prodhimit blegtoral ose rritja e tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra, mund të përshpejtojnë shkatërrimin e planetit.

Kjo është arsyeja pse duhet të rimëkëmbim ekosistemet tona. Sa më të shëndetshme të jenë ekosistemet tona, aq më i shëndetshëm është planeti – dhe njerëzit e tij. Rivendosja e ekosistemeve të dëmtuara do të ndihmojë në dhënien fund të varfërisë, në luftimin e ndryshimeve klimatike dhe në parandalimin e zhdukjes masive.

Sipas statistikave të OKB-së, planeti ynë Toka po humbet 10 milionë hektarë pyje çdo vit, një sipërfaqe më e madhe se Islanda. Një ekosistem i shëndetshëm na ndihmon të mbrohemi nga sëmundjet, sepse diversiteti biologjik e bën të vështirë përhapjen e shpejtë të patogjenëve.

Është vlerësuar se rreth një milion lloje kafshësh dhe bimësh aktualisht kërcënohen me zhdukje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...