Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar Ramën se e ka shndërruar zyrën në pritëse të përfaqësuesve të karteleve të drogës.
Berisha tha se Ergys Agasi ka qenë dhe vijon të jetë koordinator me grupet kriminale i cili në Surrel sesa në Xhafzotaj. Por beteja nuk është pa fruta, tha ai.
Sali Berisha: Kartelet dhe qeveria këtu janë një. Zyra e kryeministrit është zyra e karteleve, aty priten dhe përcillen bosët e karteleve më të mëdha të Europës dhe botës, Sinalos së Meksikës dhe grupeve të tjera, karteleve të tjera të Amerikës Latine. Kjo është shumë e vërtetë, qëe thoni ju.
Por ju e dini që Edi Rama kishte një koordinator për kartelet e drogës dhe e ka përsëri Ergys Agasin për të cilin thuhet se, më shumë rri në Surrel se sa në Xhafzotaj. Por natyrisht beteja jonë nuk është pa fruta.
Mendoni pak ku ishim kohë më parë, kur në mënyrë të verbër nga lobime korruptive, Edi Rama blinte deklarata njëra pas tjetrës që e lavdëronin. Gradualisht Edi Rama do të shndërrohet në turp për tu takuar me të dhe jam i sigurtë se shqiptarët do të realizojnë, përmbushin misionin e tyre.


