Durim Bami transferohet nga ‘313’-a drejt burgut të Fushë Krujës

Më datë:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pranuar kërkesën e të paraburgosurit Durim Bami për t’u transferuar nga IEVP “313” në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës. Vendimi është marrë nga drejtori i ri i këtij institucioni, Adriatik Kupi, pasi kërkesa ishte refuzuar më herët nga drejtuesi i mëparshëm, Klevis Qose.

Kërkesa për zhvendosje është bërë disa javë pas ekstradimit të Bamit nga Dubai. Ai ka pretenduar se qëndrimi në “313”, si edhe në disa institucione të tjera të vuajtjes së dënimit si IEVP 302, Peqin dhe Reç në Shkodër, përbën rrezik për jetën e tij për shkak të pranisë së personave të tjerë të dyshuar apo të dënuar për krime të rënda.

Sipas kërkesës së tij, burgu i Fushë-Krujës është konsideruar si alternativa më e përshtatshme për sigurinë e tij personale. Ndërkohë, avokati i Bamit, Ilir Murati, ka ngritur gjithashtu shqetësime për gjendjen shëndetësore të klientit të tij, duke pretenduar se ai po qëndron në kushte të papërshtatshme dhe përjeton stres të vazhdueshëm.

Durim Bami ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme, për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë “sigurimin e kushteve për vrasje”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kultivim të bimëve narkotike” dhe “kryerje veprash nga organizata kriminale”.

Ai akuzohet se ka qenë i përfshirë në planifikime për eliminimin e disa personave, përfshirë ish-deputetin Arben Ndoka, si dhe emra të tjerë të lidhur me ngjarje kriminale. Po ashtu, në dosjet hetimore përmendet edhe një konflikt i gjerë mes grupeve kriminale, ku përfshihet edhe emri i tij.

Sipas hetimeve të SPAK, Bami dyshohet se ka drejtuar dhe financuar një grup kriminal që merrej me kultivim kanabisi në zonën e Niklës dhe Bubqit gjatë periudhës 2019–2020, me ndihmën e disa personave, përfshirë edhe një ish-efektiv policie, i dyshuar për dhënie informacioni dhe ndihmë për shmangien e kontrolleve policore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...