Kosova arreston një person nën dyshimin për përfshirje në sulmin në Banjskë

Më datë:

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një person për të cilin dyshojnë se ishte përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe në vitin 2023.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se i dyshuari, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.R., u arrestua nga oficerët policorë në pikëkalimin kufitar me Serbinë, Merdare, dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Por, më vonë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Stefan Raduloviq, duke e përshkruar atë si “edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut”.

“Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetutshmëri e ligjshmëri”, shkroi ai në Facebook.

Prokuroria tha se ai u arrestua mbi bazën e dyshimit se ishte përfshirë në vepra penale “të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...