Protesta e PD, 9 persona të dëmtuar pas përplasjes me policinë

Më datë:

Në protestën e mbrëmshme të opozitës të shoqëruar me tensione, 4 protestues janë dëmtuar si pasojë e përplasjes me policinë, ndërsa nga radhët e policisë janë lënduar 5 efektivë.

Të lënduarit ndodhen të shtruar në QSUT prej mbrëmjes së djeshme, me lëndime në pjesë të trupit.

Një prej të plagosurve është dhe aktivisti i PD, Aulon Kalaja, i cili u vizitua mbrëmjen e djeshme nga kryetari i PD, Sali Berisha.

Ndërsa ministri i Brendshëm Besfort Lamallari së bashku me drejtuesin e policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizituan nga afër 5 efektivët e plagosur në protestë.

Tensionet mes policisë dhe protestuesve, nisën menjëherë pas mbylljes së fjalimeve në podium, protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, gjë që u shoqërua me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, e papritur prej tyre dhe eksponentëve të PD që u gjetën të papërgatitur çka solli edhe përplasje fizike.

Deputetë demokratë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, u lënduan nga spraj lotsjellës dhe u transportuan në spital si edhe disa protestues të dëmtuar nga gazi lotsjellës.

Një efektiv policie u lëndua gjithashtu për shkak të një kapsolle që i shpërtheu në trup. Policia shoqëroi 22 persona ndërsa u sekuestruan 4 çanta me molotovë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...