Kurti në komunikim me Abdixhikun për zgjedhjen e Presidentit

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike.

Këto komente Kurti i bëri për mediet pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?” E cila po mbahet në Prishtinë.

“Më shumë se gjysmë ore jam vonë jemi në komunikim kur të kemi rezultate do tua komunikojmë” , tha ai.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe 12 ditë kanë mbetur afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës.

Në Prishtinë po mbahet Tryeza e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”.

I pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se ne Kosovë bashkëjetesa fetarr është traditë historike. Sipas tij kjo bashkëjetes mbetet ndër vlerat thrmelore shoqërore që ka kontribuar në ruajtjen e kohezonit dhe stabilitetiz.

Shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe fetare në të gjithë vendin tonë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...