Balla nga Rrogozhina: Rritje ekonomike tre herë më shumë se në vitin 2013

Më datë:

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka zhvilluar takim me qytetarët e Rrogozhinës.

Në fjalën e tij, Balla u ndal tek arritjet ekonomike të qeverisë Rama, duke theksuar se Shqipëria ka shënuar një nga rritjet më të larta ekonomike që prej vitit 2013.

“Ekonomia e Shqipërisë sot është tre herë më e madhe sesa ishte në vitin 2013. Prodhimi i brendshëm bruto është tre herë më i madh sesa ishte në 2013. Nuk ka një vend tjetër, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, që të ketë pasur një rritje kaq të madhe”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se kjo performancë e qëndrueshme ekonomike ka krijuar hapësirë për masa sociale konkrete, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe shtimin e mbështetjes për shtresat në nevojë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...