Demo: Programi kombëtar i parkimeve, në ndihmë të bashkive me flukse turistike

Më datë:

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, informoi mbi vendimet e miratuara sot ndër të cilat veçoi programin kombëtar të parkimeve.

Ky program, sipas ministrit Demo, do të prekë sidomos zonat urbane dhe bashkitë që kanë më shumë flukse turistike.

“Është një program që do të evidentojë të gjitha kapacitetet që janë në territor për ndërtimin e parkimeve të reja. Këto mund të bëhen edhe në bashkëpunim me sektorin privat”, shtoi ai.

Demo shprehu bindjen se ky program, në thelbin e vetë do të rrisë funksionalitetin e qyteteve dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve, sidomos në zonat urbane.

Një tjetër vendim i miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është edhe granti prej 20 milionë eurosh i akorduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Demo theksoi se “tashmë ky grant është formësuar dhe shumë shpejt do të krijohet një logjistikë e plotë me mjete që janë të domosdoshme për bashkitë për të parandaluar efektet e ndryshimeve klimatike si dhe për të përmirësuar infrastrukturën sidomos në zonat rurale”.

Po ashtu, Demi theksoi se në mbledhjen e sotme u përcaktuan zonat prioritare edhe në katër bashki të tjera në kuadër të Paketës së Maleve.

“Paketa e Maleve vazhdon të jetë në fokus të punës së bashkive. Javë pas jave ne miratojmë zona prioritare”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama dhe Ibrahimaj takim me pensionistët në kryeqytet

Në kuadër të bashkëbisedimeve për “Punët e Shqipërisë”, kryeministri...

Peleshi thërret Këshillin, PD ngre shqetësime për procedurën ndaj Ballukut

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit...

Ministri Malaj takim me biznese të turizmit në Berat, në fokus deklarimi real i pagave

Ministri i Financave Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga...

Kosovë/ Haradinaj: Kurti nuk ka interes që të zgjedhë Presidentin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...