Tabaku: Pr.ligji për portet turistike shkel marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

Më datë:

 Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një prononcimi për mediet përpara nisjes së seancës plenare ku pritet të diskutohet projektligji për portet turistike, ngriti shqetësimin në lidhje me përputhshmërinë e tij me standardet europiane dhe procesin e integrimit.

Tabaku bëri të ditur se i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Europian, autoriteteve të konkurrencës në BE, Parlamentit Europian si dhe delegacionit të BE-së në Tiranë, duke i informuar për shkeljet që, sipas saj, përmban kjo nismë ligjore.

Sipas Tabakut, ndryshimet në ligjin për portet turistike bien ndesh me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe prekin drejtpërdrejt disa kapituj kyç të legjislacionit europian, konkretisht kapitujt 5, 8 dhe 14. Ajo theksoi se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një praktike të përsëritur.

“Ligji për portet turistike është një tjetër ligj me porosi, një ndër dhjetëra të tillë që kanë kaluar në Kuvend, duke mbrojtur interesa të veçanta dhe jo interesin publik,” u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD e cilësoi këtë projektligj si një tregues të qartë të një modeli qeverisjeje problematik, ku asetet publike dhe pronat shtetërore shpërndahen pa garë dhe pa transparencë. Sipas saj, ky model jo vetëm që cenon konkurrencën e ndershme, por kontribuon edhe në varfërimin e mëtejshëm të vendit.

Tabaku theksoi se integrimi nuk mund të reduktohet në plotësim formal kriteresh në letër, por kërkon zbatim real të standardeve në praktikë.

Ajo kujtoi se qeveria shqiptare ka marrë angazhime për pezullimin e ligjit për investimet strategjike, në kuadër të detyrimeve të kapitullit 31 të negociatave me BE-në, ndërkohë që, sipas saj, po ndodh e kundërta, “zgjerimi i privilegjeve për investitorë të caktuar”.

“Në çdo prokurim publik, qoftë edhe për një stilolaps, kërkohet garë dhe procedurë. Ndërsa për pasuritë më të mëdha publike, ato jepen pa garë. Kjo është e papranueshme”, theksoi ajo.

Tabaku tha se miratimi i ligjit me procedurë të përshpejtuar shmang debatet dhe konsultimet e nevojshme.

Deputetja e PD-së i bëri thirrje institucioneve europiane dhe vendeve anëtare që të rrisin vëmendjen ndaj zhvillimeve në Shqipëri, veçanërisht në këtë fazë të hapjes së negociatave.

“Sot është momenti që të ketë më shumë vëmendje për çdo ligj që miratohet në Shqipëri, sepse këto nuk janë thjesht akte ligjore, por prekin drejtpërdrejt procesin e integrimit dhe shtetin e së drejtës”, përfundoi ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: E papranueshme që ndërtimit po i hidhet baltë, sektori po transformon Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit,...

Kosharja në kujtesë, Kurti: Mirënjohje për ata që luftuan për liri

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një statusi në Facebook, ka...

Arrestim në kryeqytet, i riu u kap me armë që do t’i shiste

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi...

Lajm i mirë për drejtuesit, nafta shënon tjetër rënie

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të...